Mbi 60 pacientë janë duke u trajtuar kundër COVID-19, në QKUK dhe spitale të tjera

 

Aktualisht trajtim për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet  e tjera të përgjithshme, janë duke marrë 67 pacientë, e ku prej tyre sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 33  vazhdojnë të jenë ende me oksigjeno-terapi dhe 3 të tjerë në gjendje të rëndë.

“67 pacientë janë duke marrë trajtim spitalor në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor”, bënë të ditur ShSKUK.

Kurse në kuadër të kësaj në Klinikën Infektive janë 10 pacientë duke u trajtuar, në  Klinikën  e Pulmologjisë janë 24 pacientë post-covid dhe në mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive është vetëm 1 pacientë.

 

\RTV-Okarina\