Barcelona të mërkurën mbrëma shkarkoi nga detyra trajnerin holandez Ronald Koeman për shkak të rezultateve të dobëta.
Koeman mori në skuadrën e Barcelonës dy lojtar shumë të preferuar të tij me të cilët kishte punuar dhe më parë dhe i njihte cilësitë e tyre, bëhet fjalë për Memphis Depay dhe Luk De Jong.
Memphis Depay ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas shkarkimit të trajnerit, duke e falënderuar atë për bashkëpunimin dhe shpreson që sërish të punojnë së bashku.
“Ju i dhatë karrierës sime një shtysë të re, ju jam shumë mirënjohës për këtë!
Kam respektin më të madh për ty si trajner por edhe më shumë si njeri
dhe shpresoj se do të takohemi përsëri për të punuar së bashku në të ardhmen.
Faleminderit zotëri.”, shkroi Depay në “Facebook”.
\RTV-Okarina\