Napoli sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Diego Armando Maradona” do pres Bolognan në sfidën e vlefshme për xhiron e dhjetë në Serie A.
Napolitanët kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit në fundjavë me Romën, kurse Bologna u mposht nga Milan me rezultat 2-4.
Napoli do vuaj mungesën e trajnerit Spalletti pas ndëshkimit në ndeshjen kundër Romës, kurse, bolonjezëve do iu mungojnë dy futbollist, të cilët u ndëshkuan me kartona të kuq kundër “Rossonerëve”.
Në rast fitoreje, Napoli do rikthehet në vendin e parë, kurse Bolonja gjendet në mesin e tabelës.
Në tre ndeshjet e fundit kundër Bolonjës, skuadra e Amir Rrahmanit nuk di për fitore, teksa dy herë janë mposhtur dhe në ndeshjen e fundit barazuan 1-1.
\RTV-Okarina\