Më datë 03. 06. 2021, rreth orës 22:05, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktimat se një grup prej tre personave të maskuar dhe të armatosur, kishin hyrë në shtëpinë e viktimave në fshatin Dollc – Klinë, dhe nën kërcenim të armës duke përdorur forcë ndaj viktimave kishin grabitur telefonat dhe një sasi të arit.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve Rajonal është arrit të identifikohen dhe me datë 26.10. 2021, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar.
– V. B. i lindur 1996.
– A. D. I lindur 1999.
Të njëjtit dyshohet se kanë kryer edhe disa vepra penale të Grabitjes të cilat janë kryer gjatë muajve Shkurt –Mars 2021.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.
\RTV-Okarina\