Tre persona arrestohen për posedim të drogës

Policia ka arrestuar tre persona në fshatin Stubëll të Gjakovës, tek të cilët janë gjetur mbi 5.5 kg. substancë narkotike të llojit marihuanë,

Të martën njësitë e policisë me urdhëresë të gjykatës kanë bërë kontroll në shtëpitë e tre të dyshuarve.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar 5 kg e 571 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë, tri vetura, katër telefona, një armë gjuetie dhe një granatë dore”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.