Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 427.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,975 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.
Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
\RTV-Okarina\