20 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

 

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427.

MSH po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 

 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

\RTV-Okarina\