Shkencëtarët zbulojnë gjurmë të jetës së lashtë në një rubin 2.5 miliardë vjeçar

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një gjurmë të jetës së lashtë brenda një rubini 2.5 miliardë vjeçar.
 
Sipas “CNN“, përcjell “RTV-Okarina“, mostra e rubinit nga Grenlanda, ku gjenden depozitat më të vjetra të ditura deri më tani të rubinëve, përmbante grafit – një mineral i bërë nga karboni i pastër. Shenjat kimike në karbon sugjeruan se ishte një mbetje e jetës së hershme.
 
“Grafiti brenda këtij rubini është vërtet unik. Është hera e parë që ne kemi identifikuar prova të jetës së lashtë në shkëmbinj rubin”, tha Chris Yakymchuk, profesor i shkencave të tokës dhe mjedisit në Universitetin e Waterloo në Kanada.
 
Grafiti gjendet në shkëmbinj më të vjetër se 2.5 miliardë vjet më parë, një kohë në planetin Tokë kur oksigjeni ishte në mungesë në atmosferë dhe jeta njëqelizore ekzistonte vetëm te mikroorganizmat dhe algat.
 
\RTV-Okarina\