Pas rritjes së çmimeve kërkohet dhe rritja e pagës minimale

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend.
 
Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë.
 
“Si kryetar i BSPK-së, dhe njëkohësisht si kryesues i Këshillit ekonomik-social e ftoj publikisht qeverinë që t’i bashkohet Këshillit ekonomik-social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend. Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë në mënyra që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm. Njëkohësisht ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend.
Ne si BSPK, mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend”, tha kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli.
\RTV-Okarina\