438 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 438.
 
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coroanvirusi kanë vdekur 2,975 persona.

Ministria e Shëndetësisë të premten nga ora 10:00 deri në 17:30, për të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19 pati vendosur ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Ko

sovës”, është thënë në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

\RTV-Okarina\