Kjo është arsyeja se përse Mourinho i la në tribuna pesë futbollist startues

Të dielën mbrëma Roma barazoi me liderin e Serie A, Napolin në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit italian.
Roma vinte në këtë ndeshje pas turpërimit nga Bodoe/Glimt (6-1) në kuadër të Grupit C në Conference League.
Trajneri portugez Jose Mourinho nuk e ka kapërdirë aspak këtë humbje, prandaj vendosi që të mos i grumbullonte për ndeshjen ndaj Napolit pesë futbollist.
Marash Kumbulla, Borja Mayoral, Gonzalo Villar, Amadou Diawara dhe Bryan Reynolds ishin futbollistët që u ndëshkuan nga ”Special one”, i cili dha dhe arsyen se përse e mori këtë vendim.
Në fillim ai foli për ndeshjen me napoletanët dhe pastaj për lojtarët e dënuar.
“Për mua ishte një ndeshje e madhe, një ndeshje nivelit të lartë. Kam parë përqendrim të madh, jo frikë, por respekt për kundërshtarin. Mendoj se mbrojtësit e krahut po përmirësohen, kurse Veretout dhe Cristiane mbulojnë më mirë diagonal.“
“Kur bën gjëra të këqija siç bëmë ne, ndeshja pasardhëse është gjithmonë e vështirë në aspektin emocional. Këto janë mesazhe për dhomat e zhveshjes. Ajo ndeshje do të mbetet në historinë time dhe për mua është e vështirë të fal”, deklaroi Mourinho.
\RTV-Okarina\