Drita e ka fituar derbin e ditës së sotëm, duke mundur në udhëtim Llapin, me rezultat 1-3, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të të BKT Superliga e Kosovës në futboll, raporton WWW.RTVOKARINA.COM
Gjilanasit u treguan ekip më i mirë dhe dominues në duel me llapjanët, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
Astrit Fazliu (4’) nga pika e bardhë, Hamdi Namani (34’) dhe Marko Simonovski (72’), shënuan për fitoren e Dritës, derisa për nikoqirët realizoi Alban Shillova (47’).
Ndërkohë, pikët e plota i ka arkëtuar edhe Gjilani që sot para tifozëve të vet mundi Feronikelin, me rezultat 1-0. Blerim Krasniqi (64’), shënoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit.
Ndërkohë, tri pikë tejet të vlefshme i ka fituar edhe Ulpiana e cila në udhëtim mundi Malishevën, me rezultat 1-2.
Santos (16’) dhe Ardi Shala (52’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës mike, derisa golin e vetëm për skuadrën e Arsim Thaçi e realizoi Olluri (88’).RTVOKARINA