Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
MSH njofton se sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.
Në total numri i rasteve aktive është 510.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.
Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
\RTV-Okarina\