Drenica po shkëlqen nën drejtimin e Tahir Lushtakut

Drenica e ka filluar edicionin 2021/22 të ”BKT” Superligës së Kosovës në futboll.
Në ditën e djeshme Drenica mundi thellë Feronikelin me rezultat 4-0 dhe duke konfirmuar edhe një herë formën fantastike.
Një prej pikave kyçe të Drenicës është dhe trajneri Tahir Lushtaku, i cili më së miri e njeh këtë skuadër dhe e di se çka saktësisht i dubhet KF Drenicës.
Lushtaku ka krijuar një ekip shumë solid, të disiplinuar dhe një lojë atraktive për shikuesit, lojë e cila ka sjellur rezultate, por dhe tifozët në shkallët e stadiumit ”Bajram Aliu”.
Tahir Lushtaku pas ndeshjes me Feronikeli i ”ngriti në qiell” futnollistët e tij tek sa tha se është krenar me futbollistët e tij.
“Pavarësisht kushteve të fushës, edhe kushteve atmosferike unë jam krenar me këta djem që kanë tregu angazhimin e tyre që nga minuta e parë e deri në përfundimin e parë. E nisëm furishëm që nga minuta e parë dhe arritëm që të shënojmë 3 gola në 45 minuta. Ia pamundësuam krijimin e çdo aksionit kundërshtarit. Këta djem meritojnë shumë, pasi po shihet se kanë një karakter fitues pavarësisht që vijnë nga një ndeshe e vështirë. Gjatë tërë kohës në pauzë, kemi punuar dhe jemi në rrugë të mbarë. Prej portierit deri te futbollisti i fundit po shihet që ka një dështirë, vullnet dhe po mendojnë që të arrijnë diçka me këtë skuadër dhe këtë kampionat”, u shpreh trajneri i ”Shqiponjave të Zeza.
Prej futbollistëve më të dalluar në skuadër janë:
Kreshnik Uka, i cili ka shënuar 6 gola deri më tani në Superligë.
Denisson, i cili shënon, asiston dhe krijon shumë para portës kundërshtare si dhe shpesh dhuron spektakēl me lëvizje ”alla braziliane”.
Genc Hamiti, i cili asiston dhe qarkullon mjaftë mirë lojën.
Arbios Thaçi, kapiteni i cili organizon mjaftë mirë lojtarët në fushë dhe ndërpren shumë Aksione të rrezikshme.
Harallam Qaqi, i cili përveç kontributit të tij të çmuar në mbrojtje, ai ka shënuar dhe dy gola.
Shkelzen Lushtaku, futbollisti i cili është tejet e vështirë ta kalosh dhe që secili kundërshtar nuk do dëshironte ta kishte përballë.
Visar Haxhijaj, me ndërhyrjet e tij bravoroze ka shpëtuar në shumë raste portën drenicase.
Secili nga lpjtarët po jepin maksimumin dhe shkak i angazhimit të tyre skuadra po arrin të bëjë krenar një qytet të tërë dhe të befasoj për të mirë tërë futbolldashësit kosovar.
\RTV-Okarina\