Skuadra e Drenicës në futsal do të luajë për herë të parë në palestrën e re të sporteve në Skënderaj.
Të shtunën me fillim nga ora 19:30 drenicasit do presin Prishtinën 01 në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së futsalit kosovar.
Drenica tash e tutje do i zhvilloj ndeshjet si vendas në palestrën e re, të cilën e kanë pritur me vite.
Dy ndeshjet e para drenicasit nuk dinë për humbje dhe presin që edhe të shtunën të vazhdojnë me rezultate të mira në këtë fillim të sezonit.
Në ndeshjen e parë morën një barazim në Podujevë kundër BB Llapit me rezultat 4-4, kurse Malishevën e mundën thellë 6-2 në Malishevë.
\RTV-Okarina