Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se numri i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë tërhequr nga shërbimi votues i KQZ-së, deri më 13 tetor, është 4.590.
Periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së.
\RTV-Okarina\