Nesër përfundon afati që të arrijnë fletëvotimet nga diaspora – deri tani KQZ ka pranuar 4 mijë e 590 pako

 

Nesër është afati i fundit që të arrijnë fletëvotimet nga diaspora, ndërsa deri tani numri i pakove  me fletëvotime nga diaspora është 4 mijë e 590.

 

Periudha e votimit përmes postës ka filluar më 15 shtator dhe zyrtarisht përfundon më 15 tetor.

 

Kështu ka konfirmuar për “Telegrafin” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numri i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë tërhequr nga shërbimi votues i KQZ-së, deri më 13 tetor, është 4,590”, ka thënë ai.

 

Numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues. Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kishte filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021.

 

\RTV-Okarina\