Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidrodrini”, ka reaguar pas vendimit të sotëm të qeverisë për shkarkim.
“KRU “ Hidrodrini” ndër vite është ndër kompanitë më rentabile në kuadër të NP-ve në Kosovë”, thuhet në komunikatën nga bordi.
“Ju informojmë se KRU “Hidrodrini“ në vitin 2018 ka realizuar ne plotni plan biznesin dhe ka realizuar një arkëtim 101%, që në vlerë monetare është një shumë prej 33.725 euro”.
“Në vitin 2020 edhe pse ishte pandemi është realizuar plan biznesi dhe kemi pasur një fitim prej 279,112 euro”.
“Prandaj shkarkimi i sotëm është puro politik , i ndikuar vetëm për të fituar vota në këtë fushatë elektorale dhe duke larguar personalitete profesionale me kapacitete nga Dr shkence e deri tek auditori e profesionalist të fushave që përkojnë me veprimtarinë e kësaj ndërmarrje publike”.
“Pasi ky vendim është puro politik dhe i ndikuar nga militant të partisë/pushtet , ne nuk e pranojmë këtë vendim dhe do të bëjmë ankesë në të gjitha instancat gjyqësore me qëllim që ta demaskojmë këtë qeveri banditeske që po i kapë Ndërmarrjet Publike në mënyrën më të poshtër të mundshme”.
“Pikërisht kjo parti/ pushtet ka trumbetuar kundër emërimeve të përkohshme të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike e tash pikërisht kjo parti bënë veprime të tilla“, shkruan bordi.
“Është e pashembullt deri më tani në funksionimin e Ndërmarrjeve Publike në Kosovë(përderisa nuk erdhi kjo qeveri praktikantësh) e në veçanti të KRU ‘Hidrodrini “ që në këtë mënyrë ndërpritet pa justifikim mandati trevjeçar i këtij Bordi vetëm e vetëm për përmbushje të apetiteve elektorale”.
“Kjo nuk është asgjë më shumë se sa një vendim që dëshiron që ta shkatërroj këtë Ndërmarrje Publike e cila me mund të madh ka bërë investime dhe ka rritur mirëqenien e punëtorëve për të instaluar militant partiak të VV-së”.
“Ky shkarkim na paraqet anën më të errët të funksionimit shoqëror kur në vitet e 90-ta bënin ish-pushtuesit me vendosjen e masave të dhunshme” .
“Nuk e meriton kjo shoqëri të udhëhiqet me mentalitetin e ish pushtuesve të viteve 90-ta”.
\RTV-Okarina