Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, po vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, rrezikohet që veriu të kthehet në protektorat.
Sipas Tahirit kjo mund të ndodhë nëse edhe kjo çështje sikurse ajo e targave, të trajtohet në Bruksel.
”Situata sot në pjesën veriore është tensionuar nga ndërhyrjet e ligjshme të policisë. Mirëpo qeveria duhet të ketë kujdes, ta kontrollojë dhe shtensionojë situatën, dhe mos ta bjerr punën që kjo çështje të shkojë në Bruksel, siç e bëri me rastin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për targa.
Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë. Kam tërhequr vërejtjen për këtë skenar kur qeveria pranoi në dialogun e Brukselit që KFOR-i te vendoset në zonën e dy pikave kufitare në veri”.
\RTV-Okarina