BE-ja ndan 1 miliardë euro për t’i dalë në ndihmë Afganistanit

 

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do të ndajë një paketë humanitare në vlerë të një miliard eurove për t’u marrë me pasojat që janë krijuar në Afganistanit prej kur talibanët e kanë marrë drejtimin e vendit.

Rreth 550 milionë euro do të ndahen për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të çuar përpara fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, ndërsa 250 milionë euro do të jenë shtesë për qëllime të ngjashme.

Pjesa tjetër e mbetur e parave prej 450 milionë eurove ende nuk dihet se për çka do të përdoren, shkruan Euronews.

 

Brukseli ka thënë se është gati të mobilizojë me para edhe vendet fqinje, si Irani dhe Pakistani, për t’i ndihmuar afganët që e kundërshtojnë qeverisjen e talibanëve, por ky plan mbështetës ende nuk është hartuar.

Ky fond nga BE-ja është i mbyllur kanë bërë të ditur nga Komisioni Evropian, por do të hapet derisa talibanët t’i respektojnë dhe t’iu përmbahen disa kërkesave të vendosura nga blloku që kanë të bëjnë me respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e grave, dhe garancitë se operacionet e ndihmës humanitare do të vazhdojnë sipas rregullave.

 

\RTV-Okarina