Zhgënjejnë ”Dardanët”, munden nga Gjeorgjia

Mbrëmë në ”Fadil Vokrri” Kosova u befasua nga Gjeorgjia duke u mundur 1-2 në kuadër të grupit B kualifikues për botërorin ”Katar 2022”.
Kosova kishte një dominim të lehtë, por edhe ato pak raste serioze që krijuan nuk arritën të kishin saktësinë e duhur.
Gjeorgjianët kaluan herët në epërsi pas gabimit amatoresk të portierit të Kosovës Arijanet Muric, i cili nuk arriti të zotëroj një top të lehtë, duke ia mundësuar mesfushorit Okriashvili të realizonte një gol të thjeshtë.
”Dardanët” krijuan disa gjysmëraste, por pa arritur të vendosin në vështirësi portierin musafir.
Kosova barazoi në fundin e pjesës së parë nga penalltia, ku Vedat Muriqi nuk gaboi nga pika e bardhë.
I njëjti ritëm edhe në pjesën e dytë, Kosova bën lojën, Gjeorgjia shënon golin.
Në minutën 82′ Davitashvili realizoi golin e epërsisë për musafirët, e që doli të ishte goli i fitores.
Rrahmani pak minuta më vonë shpëtoi një gol të sigurtë, kurse Selmani humbi një rast shumë të mirë krejt në fund të ndeshjes dhe kështu gjeorgjianët kthehen në shtëpi me tre pikë.
Kosova në ndeshjen e fundit do të përballet me Greqinë me 14 nëntor.
\RTV-Okarina\