KQZ-ja njofton që më 15 tetor përfundon periudha e votimit përmes postës

 

Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15 mijë e 532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

 

KQZ bën të ditur se deri më tani kanë pranuar 3 mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime dhe se periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së.

 

\RTV-Okarina\