Shqipëria në ndjekje të ëndrrës

Shqipëria sonte do të përballet kundër Polinisë në ”Arena Kombëtare” me fillim nga ora 20:45.
Ndeshja e sontme është e një rëndësie të veçantë për kuqezinjët pasi që vetëm fitorja apo barazimi iu kryen punë, duke shpresuar në humbjen e Hungarisë kundër Anglisë.
Shqipëria vjen në këtë takim pas fitores së madhe kundër Hungarisë, por dhe Polonia vjen pas fitores 5-0 kundër amatorëve të San Marinos.
Edy Reja do të ketë disa mungesa si ajo e Cikalleshit, Gjimshitit, Cekicit etj, por shpreson që ata që do të inkuadrohen në fushë do të angazhohen maksimalisht.
Shqipëria në këtë takim do ketë dhe mbështetjen maksimale në trubina pasi që stadiumi do të jetë i mbushur me plotë 22 mijë shikues në përkrahje të futbollistëve shqiptar.
\RTV-Okarina\