Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova në ”Fadil Vokrri” pret Gjeorgjinë në kuadër të grupit B për Botërorin ”Katar 2022”.
Për përfaqësuesen e Kosovës nuk kanë shkuar dhe aq mirë kjo fazë e kualifikimeve pë Kupën e Botës pasi ka marrë vetëm 4 pikë në 6 ndeshje duke shënuar vetëm tre gola e duke pësuar 12.
”Dardanët” sonte luajnë vetëm për fitore pas paraqitjes jo të mirë kundër Suedisë.
Në ndeshjen e parë ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë, kosovarët fituan me rezultat minimal falë golit të Muriqit.
Lajm i mirë për Challandes është rikthimi i Lirim Kastratit për këtë ndeshje.
\RTV-Okarina\