Franca mbrëmë është shpallur kampione e Ligës së Kombeve pasi mundi Spanjën me rezultat 2-1.
Spanja eleminoi Italinë në gjysmëfinale, kurse Franca Belgjikën.
Në ”San Siro” u zhvillua një ndeshje me ritëm të lartë, por asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur dhe dhuroi tre gola.
Të parët në epërsi kaluan spanjollët me golin e Mikel Oyarzabal në minutën 64′, por epërsia e ”Furrisë së Kuqe” zgjati vetëm dy minuta.
Në minutën 66′ Benzema realizoi një gol të mrekullueshëm me një gjuajtje të bukur në cepin e sipërm të portës duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Kylian Mbappe në minutën e 80′ shënoi për 2-1 pas asistimit të Theo Hernandez, gol i cili në fond doli të jetë i fitores.
Ky gol u përfol shumë sepse dukej që Mbappe ishte në pozicion jashtë loje, por prekja e topit nga Eric Garcia e anuloi pozitën jashtë loje dhe sipas rregullave ky ishte gol i rregullt.
Kështu Franca bëhet kombëtarja e dytë që e fiton këtë trofe pas Portugalisë që e fitoi edicionin e kaluar.
\RTV-Okarina\