Bordi i Stacionit të Autobusëve ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Luan Hoti. Ky i fundit dje e ka konfirmuar shkarkimin nga detyra nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Nëse në krye të një ndërmarrje publike, zgjedhësh pa mbështetje politike, por me konkurs i mbikëqyrur nga Ambasada Britanike, tregon performancë të shkëlqyeshme pas afër 3 vitesh. Pas, 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqperdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të SHKARKOJNË.” shkroi Hoti.
Ai tutje tha se edhe anëtarët e bordit nuk bëjnë asgjë dhe marrin kompensim të majmë, sipas tij një shumë më e lartë se rroga mesatare në vend.
“Anëtarët e bordit emërohen sipas preferencës personale të aksionarëve pa asnjë përvojë paraprake dhe duke mos i plotësuar kushtet për drejtor të bordit. Emërojnë zyrtarët të lartë në mënyre kundërligjore pa i përmbushë kriteret e konkursit publik, e punësojnë familjarin dhe shokë të udhëheqësve të lartë, punësojnë shokë të vllaznive, shokë nga studime të cilët janë të dëgjueshëm dhe i respektojnë urdhrat nga lartë.”
Hoti tutje tha se është i bindur që një ditë do të ngadhënjejë drejtësia dhe ata që shkelin ligjin do të përgjigjen para drejtësisë.
\RTV-Okarina\