Kosova U21 ka pësuar dhe humbjen e dytë në grupin G në kuadër të kualifikueseve për Evropianin e U21-shave.
Çekia U21 fitoi në ”Fadil Vokrri” me rezultat minimal falë golit të mbrojtësit të djathtë, Gabriel, i cili realizoi në minutën 38′.
”Dardanët” u përpoqën të barazonin rezultatin, por edhe pas rasteve të krijuara rezultati nuk ndryshoi.
Çekia U21 merr kështu fitoren e tretë në po kaq ndeshje dhe ndodhet e para në grup, kurse Kosova me tre pikë gjendet e pesta.
Ndeshja e radhes do të zhvillohet sërish mes këtyre dy përfaqësueseve, por kësaj radhe në tokën Çeke.
\RTV-Okarina\