Nga sot PK-ja do të gjobisë të gjithë ata që nuk e zbatojnë vendimin për targat

 

Duke filluar nga sot Policia e Kosovës do të gjobisë të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk do ta zbatojnë vendimin për vendosjen e etiketave në targat e lëshuara nga Serbia.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me etiketa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe në stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobisë ata.

Ky vendim i Ministrisë vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

 

 

Sipas pikës dy të kësaj marrëveshjeje, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.

Aplikimi i këtyre etiketave ka nisur nga 4 tetori dhe do të zgjasë për 6 muaj, pas së cilës periudhë pritet të dilet me rekomandime se si të shkohet përpara.

 

\RTV-Okarina\