Fermerët paralajmërojnë protestë

Fermerët kanë paralajmëruar se do të mbajnë një protestë të madhe para Ministrisë së Bujqësisë nesër me 23 shtator 2021 në Prishtinë.
Kjo protestë do të organizohet sepse fermerët ndihen se u është bërë padrejtësi në subvencionimin e grurit.
“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqëve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktora), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqëve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim e organizatorëve të protestës.
\RTV-Okarina\