Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 7,635.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148,781, nga coronavirusi kanë vdekur 2,912 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.
Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
\RTV-Okarina\