Selakoviq ankohet për vendosjen e reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, i është ankuar homologut të tij slloven, Anze Logar, për vendosjen e reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës për targat e veturave serbe.

Ai tha se e ka informuar Logar për situatën aktuale në Kosovë dhe “përpjekjen për të vendosur në mënyrë të njëanshme masa në Prishtinë që cenojnë lirinë e lëvizjes”.

Po ashtu, Selakoviq ka thënë se me këtë veprim, Kosova s’po respekton dhe s’po zbaton vazhdimisht Marrëveshjen e Brukselit.

Selakoviq tha se e ka përsëritur që Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon derisa për dialogun tha se është e vetmja mënyrë konstruktive për të zgjidhur konfliktin.

 

 

Se a është shkelur Marrëveshja e Brukselit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të presë përgjigje nga BE-ja brenda një muaji.

Derisa për të njëjtën çështje ishte deklaruar edhe ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq, i cili tha se regjimi i Vuçiqit po i gënjen qytetarët e tij meqë marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë i ka dalë afati.

Të njëjtën e ka thënë edhe ish-kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri.

 

\RTV-Okarina\