Interi mbrëmë realizoi fitoren numër 1500 në Serie A

Inter ka arritur të marrë një fitore me përmbysje kundër Fiorentinës me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Në ”Artemio Franchi” u zhvillua një ndeshje shumë e luftuar dhe me raste, por golin e parë e gjetën vendasit me realizator Riccardo Sottil, i cili realizoi në minutën 23′.
Me avantazhin 1-0 vjollcët shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë Interi hyri fuqishëm në lojë dhe brenda dhjetë minutave kaloi në epërsi 2-1.
Fillimisht Matteo Darmian e shfrytëzoi asistimin e Nicolo Barella dhe realizoi në të 52-tën, kurse tre minuta më vonë Dzeko kaloi kampionët aktual në epërsi pas asistimit të Calhanoglu.
Nicolas Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq për Fiorentinën pasi mori dy kartonë të verdhë në po të njëjtën minutë 78′ dhe zbehu gjasat e vendasve për një rezultat pozitiv.
Golin e sigurisë dhe të fitores për zikaltrit e realizoi Perisic në minutën e 87-të.
Në dy ndeshjet tjera që u zhvilluan të martën mbrëme u arritën këto rezultate:
Atalanta 2-1 Sassuolo
Bologna 2-2 Genoa
\RTV-Okarina\