Me fillim nga ora 10:00, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, do të raportojë në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.
Raportimi i tij do të jetë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Si pasojë e rritjes së numrit të të vdekurve dhe numrit të rasteve pozitive, në fund të gushtit institucionet shtetërore dhe shëndetësore vendosen masat anti-COVID në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e variantit Delta.
Masat u vendosen fillimisht për dy javë e më pas ato me pak ndryshime u vazhduan edhe për dy javë të tjera për të qenë në fuqi deri më 26 shtator.
Vetëm gjatë ditës së martë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi për shtatë raste të vdekjes dhe 173 raste pozitive me koronavirus.
Ndërkohë, që në Kosovë ka filluar edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, për çka kërkohet që të respektohen gjitha masat që mbrojnë nga infektimi i COVID-19.
\RTV-Okarina\