Vuçiq mbanë sot seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, temë kryesore janë ngjarjet e fundit në Kosovë

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do të kryesojë seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën, siç pritej, tema kryesore do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së tij për media, seanca është caktuar për në orën 10 të mëngjesit në Pallatin e Serbisë, pas së cilës njëri nga anëtarët e Këshillit do t’iu drejtohet mediave.

 

 

Ky takim është thirr pasi që të hënën Kosova vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia.

 

\RTV-Okarina\