Parisienët fitojnë me përmbysje, por Messi nuk është i lumtur

Ligue 1 ka zhvilluar xhiron e gjashtë këtë fundjavë.
Kryendeshja e kësaj xhiro padyshim ishte PSG – Lyon me vendasit që fituan me përmbysje.
Lucas Paqueta kaloi në epërsi Lyonin e Shaqirit me golin e shënuar në minutën e 54-të, por Neymar me penallti në minutën e 66-të dhe Icardi në minutën e tretë shtesë ia sollën fitoren skuadrës së drejtuar nga Mauricio Pochettino.
Kur PSG ishte duke humbur 1-0, trajneri parisien vendosi që të largonte nga loja Leo Messin në minutën e 76-të, me ”pleshtin” që nuk u duk aspak i kënaqur me këtë vendim, madje, ai as nuk ia dha dorën Pochettino në momentin e zëvendësimit.
Ndjekësi më i afërt i parisienëve është Marseille që fitoi 2-0 përballë Rennes.
Kurse kampioni në fuqi Lille u mund 1-0 nga Lens.
Rezultatet tjera:
Strasbourg 3-0 Metz
Saint-Etienne 1-2 Bordeaux
Nice 2-2 Monaco
Angers 1-4 Nantes
Clermont 1-1 Brest
Reims 0-0 Lorient
Troyes 1-1 Montpellier
Në këtë xhiro u shënuan 25 gola, 14 nga vendasit dhe 11 nga musafirët.
\RTV-Okarina\