Bayern e Dortmund fitojnë edhe këtë xhiro

Bundesliga gjermane ka zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë këtë fundjavë.
Bayern e Dortmund fituan ndeshjet e tyre, kurse Wolfsburg u ndal në barazim.
Bayerni u tregua i pamëshirshëm kundër Bochum duke shënuar fitore 7-0.
Golat për bavarezët u shënuan nga Kimmich 2x, Sane, Gnabry, Lewandowski, Choupo-Moting dhe autogoli i Lambropoulos.
Dortmundi fitoi 4-2 kundër Union Berlin në ”Signal Iduna Park” falë golave të Haaland 2x, Guerreiro dhe autogolit të Friedrich.
Për musafirët golat i realizuan Max Kruse nga penalltia dhe Voglsammer.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Hertha Berlin 2-1 Greuther Fuerth
Arminia Bielefeld 0-0 Hoffenheim
Augsburg 1-0 Moenchengladbach
Mainz 0-0 Freiburg
Cologne 1-1 Leipzig
Stuttgart 1-3 Leverkusen
Wolfsburg 1-1 Eintracht Frankfurt
Në këtë xhiro u shënuan 25 gola, 17 gola u shënuan nga vendasit dhe vetëm 8 nga musafirët.
\RTV-Okarina\