Drejtuesit e Listës Serbe kanë shkuar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar të Jarinjes pas vendimit të Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj targave të veturave nga Serbia.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq nga atje i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që siç ka thënë” ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë”.
“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen, dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngris tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit, të cilët janë të shqetësuar se si të sigurojnë bukë për fëmijët e tyre.
Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe kërkuam ndihmën e BE-së. Dhe unë i bëj thirrje Presidentit Vuçiq të reagojë”, tha ai, raporton Kosovo Online.