Partia e Putin, “Rusia e Bashkuar” drejtë fitores

 

Partia e Presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, duket se do të ruajë shumicën e saj në zgjedhjet parlamentare të vendit, pavarësisht rënies së mbështetjes.

Një sondazh parashikoi një fitore të fortë për partinë në pushtet.

Kritikëve më të zëshëm të Putinit iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje, dhe ka pasur raportime të shumta për mbushjen e fletëvotimeve dhe votim të detyruar. por që komisioni zgjedhor hodhi poshtë këto pretendime, shkruan BBC.

 

 

Në grupin e tij fillestar të rezultateve, komisioni tha se me 64 përqind të votave të numëruara, Rusia e Bashkuar kishte fituar gati 48 përqind, e ndjekur nga Partia Komuniste me rreth 21 përqind.

Rusia e Bashkuar shpalli fitoren disa orë pasi u mbyllën votimet të dielën në mbrëmje.

 

\RTV-Okarina\