”BKT” Superliga e Kosovës ka zhvilluar dhe xhiron e pestë këtë edicion, ku Ballkani e Drita janë liderët e ri në Superligë.
Në këtë xhiro nuk u regjistrua asnjë barazim me musafirët që realizuan tre fitore, kurse vendasit fituan dy ndeshje.
Ballkani mposhti Llapin me rezultat 2-0, kurse Drita fitoi në Skenderaj 2-0 si musafire e Drenicës.
Malisheva mposhti Feronikelin 1-0, kurse Dukagjini u mund nga Prishtina 1-2.
Ulpiana befasoi Gjilanin në ”Stadiumin e qytetit” në Gjilan duke e mposhtur me rezultatin 3-2.
Në këtë xhiro u realizuan 13 gola në pesë ndeshje.
Xhiron e ardhshme do të kemi ndeshje spektakolare, ku kulmon derbi Drita – Gjilani.
Ndeshjet tjera janë:
Ulpiana – Dukagjini
Llapi – Drenica
Feronikeli – Prishtina
Malisheva – Ballkani
\RTV-Okarina\