Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas IHK-së, të hënën dhe në fundjavë priten riga lokale shiu, ndërkaq gjatë ditëve tjera do të ketë kryesisht vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.
Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës.
Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
\RTV-Okarina\