Drenica është lider i ri në Superligë

 

Sapo kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së katërt në ”BKT” Superligë.

Drenicasit morën fitoren në minutat e fundit të takimit, kurse Prishtina e Gjilani ndan pikët.

Në Therandë në përgjithësi ishte një ndeshje e vakët me pak raste nga të dy skuadrat, por në rastin më të mirë drenicasit shënuan.
Drenica mori tre pikë në frymën e fundit në me golin e fitores që e realizoi Kreshnik Uka pas një goditje me kokë.

Me këtë fitore Drenica është e vetme në krye të tabeles me 10 pikë e ndjekur nga Ballkani e Drita me 8 pikë.

 

 

Në ”Fadil Vokrri” Prishtina nuk arriti sërish fitore pasi barazuan 1-1 me Gjilanin e Ismet Munishit.
Besnik Krasniqi i dha avantazhin kryeqytetasve nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 84-të, por gjilanasit nuk u dorëzuan dhe u vërsulën drejt portës së kampionëve të edicionit të kaluar.
Në minutën e 96-të Dabiqaj barazoi rezultatitn në 1-1, dhe me këtë rezultat u mbyll takimi.

Në fundjavë do të zhvillohen dhe ndeshjet e xhiros së pestë:

Të shtunën:
Ballkani – Llapi
Malisheva – Feronikeli

Të dielën:
Dukagjini – Prishtina
Drenica – Drita
Gjilani – Ulpiana

\RTV-Okarina\