Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë – Serbi.
Abdixhiku e ritheksoi qëndrimin e LDK-së që dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të çojë në njohjen e ndërsjelltë të të dy vendeve, duke respektuar kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues, si dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.
\RTV-Okarina\