Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor

 

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, me të cilët u diskutua për procesin e fiskalizimit në këtë sektor, si dhe gjetjen e modaliteteve në fiskalizim, duke pas parasysh natyrën specifike që ka ky sektor.

Veç këtyre në këtë takim u fol edhe për aktivitetet e fundit të ATK-së në këtë sektorë sa i përket fiskalizimit dhe lëshimit të kuponit fiskal.

 

 

Aktivitetet në fjalë janë duke u ndërmarr në kuadër të Planit Operativ të Veprimit për periudhën Korrik – Shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë të tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektoj sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitet të shumëfishuara.

 

\RTV-Okarina\