Këtë të enjte, nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ani se vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, kjo fushatë është paraparë të zgjas 30 ditë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë certifikoi listën përfundimtare të votuesve.
Më 17 tetor të drejtë vote do të kenë rreth 1 milion e 885 mijë qytetarë, derisa 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme.
Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve, janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan jashtë vendit.