Tre ndeshjet e para në këtë mesjavë në “BKT” Superligën e Kosovës dhuruan dy skuadra fituese, një ndeshje përfundoi baras dhe pak gola.
Derbi i kësaj xhiro u zhvillua në Gjilan me Dritën që priti Ballkanin në ndeshjen e cila ishte me shumë kalkulime.
Pjesa e parë ishte shumë e mirë dhe me raste nga të dy skuadrat, por mungoi goli. Edhe në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol dhe kishte pak raste.
Malisheva Befasoi dhe ”shkatërroi” Llapin në ”Fadil Vokrri” me rezultat 3-0 Malishevën.
Golat u realizuan në pjesën e dytë me anë të Stullqakut i cili realizoi dy herë në minutat 56 dhe 58-të. Kurse Olivier vulosi fitoren bindëse të befasisë së këtij sezoni.
Ndeshja e tjetër u zhvillua në ”Rexhep Rexhepi” në Drenas me vendasit e Feronikelit që morën një fitore të madhe kundër Dukagjinit.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Ardi Qorri në fillimin e takimit.
Nesër zhvillohen dhe dy takimet e tjera që e plotësojnë kalendarin e xhiros së katërt.
Prishtina pret Gjilanin, kurse Ulpiana pret Drenicën.
\RTV-Okarina\