Del Piero flet për largimin e Ronaldos nga Juventusi

Alessandro Del Piero ka folur në një intervistë të dhënë për ”La Gazzetta Dello Sport” për ndryshimet te Juventusi dhe largimin e Cristiano Ronaldos.
Legjenda italiane tha se portugezi dëshiroi vetë të largohet, por tha se Juventusi nuk gaboi me transferimin e pesëherë fituesit të ”Topit të Artë”
”Ronaldo është një kampion dhe ai duhej transferuar. Përkundrazi, problemi ishte dështimi i skuadrës që të zhvillohej përreth superyllit. Shpesh i kemi gjykuar paraqitjet e Cristianos pothuajse të palidhura me ato të Juventusit dhe është simptomatike për diçka që nuk funksionon. Rezultatet në Evropë nuk kanë qenë në nivelin e duhur, por nëse mendojmë se City nuk e ka fituar akoma një Ligë të Kampionëve, e kuptojmë se investimet nuk janë gjithmonë sinonim i fitores”, ka thënë Del Piero.
Ish-kapiteni i Juventusit ka luajtur me bardhezinjët nga 1 korriku i vitit 1993 deri në korrik të vitit 2012 duke zhvilluar plotë 705 ndeshje duke shënuar 290 gola dhe dhuruar 91 asistime për bashkëlojtarët.
\RTV-Okarina\