Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në Pallatin e Brigadave janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e kancelares Merkel, ku pas ceremonise mikëpritëse në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.
Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.
\RTV-Okarina\