Sonte edicioni i ri i UEFA Champions League ngre siparin ku pritet të jetë një garë e fortë për më të mirin e Europës.
Sonte do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të grupeve E, F, G dhe H.
Dy ndeshjet e para të këtij sezoni do të zhvillohen nga ora 18:45, kurse gjashtë ndeshje tjera do të luhen nga ora 21:00.
Nga ora 18:45 zviceranët e Young Boys në ”Stade de Suisse Wankdorf” presin Manchester United-in e motivuar pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në kuadër të grupit F.
Ndeshja tjetër në këtë interval kohorë do të zhvillohet në Spanjë ku Sevilla pret austriakët e Salzburgut në stadiumin ”Sanchez Pizjuan” në kuadër të grupit G.
Ndeshjet tjera të gjitha do të zhvillohen nga ora 21:00.
Në grupin E do të zhvillohet dueli kryesor i mbrëmjes.
Katalanasit e Barcelonës presin në mitikun ”Camp Nou” kampionin gjerman, Bayern Munich për një duel titanësh.
Ndeshja tjetër e po këtij grupi do të zhvillohet në Ukrainë, Dynamo Kyiv pret Benfica-në.
Në grupin F nga ora 21:00 Villareali pret Atalantën.
Në grupin G kampioni në fuqi i Francës, Lille pret Wolfsburgun që e ka nisur mbarë Bundesligën këtë sezon.
Ndërsa në grupin H Kampionët e Ligës së kampionëve, Chelsea presin në ”Stamford Bridge” Zenitin.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është Malmo – Juventus, me ”Bianconerët” që kërkojnë këndelljen pas një nisjeje jo të mirë të sezonit.
\RTV-Okarina\
Pëlqej
Komento