259 raste pozitive dhe 14 raste të vdekjes nga Covid-19

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

 

\RTV-Okarina\