Osmani shprehet bindshëm kundër ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Asociacionit

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia nuk ka zbatuar as dy të tretat e marrëveshjeve me Kosovën, që kur janë nënshkruar më 2013-ën.

Megjithatë, ajo në një intervistë për sueddeutsche, shpreson se kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe drejtuesit e Bashkimit Europian, të bëjnë presionin e nevojshëm, mbi Serbinë, në mënyrë që Kosova të ecën tutje.

“Shpresojmë që kancelarja dhe drejtuesit e institucioneve të BE-së, të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Serbinë në mënyrë që ne më në fund të ecim përpara”, citohet të ketë thënë ajo.

Tutje presidentja Vjosa Osmani, ka folur edhe për kërkesën e palës serbe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ajo është shprehur bindshëm kundër ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Asociacionit.

 

 

“Ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën apo të lejojmë ndonjë bashkim të qyteteve dhe komunave që do të krijonin një strukturë të pushtetit mono-etnik në vendin tonë. Kjo nuk është as në interesin tonë, as në atë të rajonit apo aleatëve tanë”.

Për këtë Presidentja Osmani i referohet Republikës Srpska, nën-rajonit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë afër Beogradit.

“Nëse lejojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kjo do të ishte vetëm faza paraprake për Serbinë në Republikën Sprska të dytë”,  thotë Presidentja Osmani.

“Ne nuk duam një shtet tjetër që nuk funksionon si Bosnja dhe Hercegovina”, ka deklaruar ajo.

 

\RTV-Okarina\